minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Aksidenti tragjik në Shkup, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 22-vjeçares - Struga.info


Aksidenti tragjik në Shkup, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 22-vjeçares

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori publik detyrues nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë ka kryer këqyrje në vendngjarje në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup, ku një 22-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura “Peugeot” me targa të Shkupit, e drejtuar nga një 20-vjeçar ka goditur një vajzë 22-vjeçare. Ajo ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion në trupin e të ndjerës. Shoferi u ndalua dhe u lëshua urdhër për analiza të gjakut dhe urinës. Prokurori publik lëshoi edhe urdhra për sigurimin e pamjeve video të vëzhgimit të lokacionit, si dhe marrjen e të gjitha veprimeve të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

The post Aksidenti tragjik në Shkup, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 22-vjeçares appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy