
Punonjësit e kopshtit zoologjik e shfrytëzuan pauzën për të protestuar sepse ende nuk i kanë marrë pagat e marsit dhe për këtë arsye thonë se nuk kanë as sigurim shëndetësor. Pashkët i kaluam pa pagë, 1 Majin e kaluam pa pagë, që është shumë, thotë kreu i sindikatës së këtij institucioni publik, Mile Tanevski. Ai tha se për momentin po e mbajnë vetëm këtë protestë, por nëse problemi nuk zgjidhet së shpejti, do të hyjnë në grevë.
Miroslav Stankoviq, një punonjës në Kopshtin Zoologjik, thotë se janë të ekspozuar ndaj lëndimeve të vazhdueshme gjatë punës dhe për këtë arsye është e nevojshme që urgjentisht të zgjidhet problemi si me pagën ashtu edhe me sigurimin shëndetësor.
“Gjëja më e rëndësishme është se jemi më të prirur ndaj lëndimeve, kështu që tani nuk kemi as sigurim shëndetësor, jemi të prirur ndaj lëndimeve çdo ditë. Unë mendoj se ne meritojmë të respektohemi dhe të paguhemi në mënyrë që të fillojmë të punojmë rregullisht, normalisht”, deklaroi Mirosllav Stankoviq.
Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, kërkoi gjithashtu një takim me drejtorin e Kopshtit Zoologjik, Zoran Popov, për të diskutuar problemin e pagave, por ai nuk ishte në punë. Durimi i punonjësve po mbaron, tha Nedellkov, i cili nuk përjashtoi mundësinë për grevë.
“Nëse njerëzit dolën sot për të shprehur publikisht gjendjen e tyre të vështirë në media, që nga nesër e tutje, nëse pagat nuk paguhen urgjentisht, dyert e Kopshtit Zoologjik ndoshta do të mbyllen”, tha Jakim Nedellkov.
Nga Ministria e Kulturës për “TV21” thonë se pagat tashmë po përpunohen sot dhe do të paguhen sa më shpejt të jetë e mundur.
“Paga që sot në mëngjes u lëshua për institucionet kulturore nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, ajo po përpunohet në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe do t’i dorëzohet Ministrisë së Financave në mënyrë që pagat të mund të paguhen pa vonesë të mëtejshme”, thotë Ministria e Kulturës.
Ditët e fundit ka pasur edhe protesta nga punonjësit e kulturës për shkak të vonesës së pagave./TV21/
The post Edhe punonjësit e Kopshtit Zoologjik pa paga, Ministria e Kulturës: Paga do të paguhet këto ditë appeared first on Telegrafi.