Vrau gruan dhe tentoi të arratisej, kapet nga policia 38 vjeçari në vendkalimin kufitar “Tabanoc”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot (03.05.2025) rreth orës 17:00 në pikën kufitare Tabanocë, oficerët e QRPK Veri privuan nga liria N.A. (38) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

Sot rreth orës 15:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se në një shtëpi në Shkup, N.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A., nga të cilat ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konfirmuar një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë.

N.A tentoi të arratisej, por menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete për ta gjetur dhe rreth orës 17:00 ai u privua nga liria dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal

The post Vrau gruan dhe tentoi të arratisej, kapet nga policia 38 vjeçari në vendkalimin kufitar “Tabanoc” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy