
Kryeministri Hristian Mickoski sot nëpërmjet profilit të tij në Fejsbuk shprehu respekt me rastin e 122-vjetorit të vdekjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.
Siç bën të ditur Mickoski, Maqedonia është e ndërtuar nga vetëflijimi i heronjve të cilët i dhanë jetët e tyre për lirinë tonë, ndërsa fama dhe vepra e Goce Dellçevit vazhdojnë të jetojnë.
“Maqedonia nuk është vetëm shtet, por edhe fati ynë, dhe duhet të jetë e ardhmja jonë. Ajo u ndërtua nga vetëflijimi i heronjve që dhanë veten për lirinë tonë. Një nga shkëmbinjtë më të fortë të asaj vepre kombëtare është Goce Dellçevi, jeta e të cilit u shua heroikisht 122 vjet më parë, ndërsa fama dhe vepra e tij vazhdojnë të jenë të gjalla. Përkulje e thellë për njeriun e madh. Lavdi”, shkruan kryeministri Mickoski.
The post Mickoski: Fama dhe vepra e Goce Dellçevit vazhdojnë të jetojnë appeared first on Telegrafi.