
Maqedonia është në një pikë kthese, duke u përballur me sfida në vend, por edhe me perspektivën e anëtarësimit në BE. Agjenda reformuese 2024-2027, e përkrahur nga Komisioni Evropian është rrugë e qartë për transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë që përfshin kritere dhe rezultate specifike reformuese, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila mori pjesë në panelin e diskutimit me temën “Ku jemi dhe ku dëshirojmë të jemi? Sfidat në vend dhe në Evropë – rruga drejt një të ardhmeje të suksesshme” në Samitin e 28-të Ekonomik Euroaziatik në Stamboll.
Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se reformat që do t’i zbatojmë jo vetëm për anëtarësimin në BE, por mbi të gjitha edhe për qytetarët tanë, respektivisht për një standard më të mirë jetese, shërbime me cilësi më të mirë dhe për një të ardhme ekonomike stabile.
“Vitet e fundit janë kapluar me kriza të njëpasnjëshme, përkatësisht me pandeminë, krizën energjetike, goditjet e çmimeve të cilat kërkuan reagim të fuqishëm fiskal. Qeveria ka ndërmarrë masa për t’i mbrojtur qytetarët dhe ekonominë, fakt ky që shkaktoi rritjen e shpenzimeve buxhtore. Aktualisht, kur periudha më e vështirë ka kaluar, prioriteti ynë është konsolidimi fiskal, përkatësisht ulja graduale e deficitit dhe borxhit për sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjate.
Qëllimi ynë është që të mos lejojmë që borxhet ta rrezikojnë stabilitetin e ekonomisë, e sidomos aspektin që gjeneratat e reja të mos përballen me një barrë disproporcionale. Gjithashtu, me rëndësi është që konsolidimi fiskal të zbatohet në mënyrë të zgjuar, duke kontrolluar kryesisht shpenzimet rrjedhëse, por jo në bazë të investimeve kapitale të cilat stimulojnë rritjen”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.
Në njoftim thuhet se partnerët ndërkombëtarë janë në dijeni për përpjekjet që po bën Qeveria, ajo deklaroi se Fondi Monetar Ndërkombëtar, në misionin e tij të fundit, e pikasi dëshirën për ta luftuar uljen e ekonomisë joformale./Telegrafi/
The post Dimitrieska-Koçoska: Vizioni i Qeverisë është që Maqedonia të shndërrohet në një shtet modern evropian me ekonomi stabile appeared first on Telegrafi.