Sela: Fronti Europian ende nuk ka marrëveshje konkrete për listat zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka përfunduar takimi në mes kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Pas takimit Sela tha se në këtë takim është bërë koordinim dhe se është biseduar për proceset aktuale në vend.

Sela tha se është biseduar edhe për listat zgjedhore, por se nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

“Është proces në sipër i cili diskutohet, por marrëveshje konkrete akoma nuk ka”, tha Sela.

Lidhur me kalimin e Taravarit në Frontin Europian, Sela tha se ai duhet t’i sqarojë vetë gjërat.

Advertisement

“T’i sqarojë dilemat vetë njëherë Taravari, pastaj unë do të kem përgjigje”, kështu deklaroi kreu i ASH-së.

Tutje, Sela, përcjell “TV21” potencoi se Taravari ndryshon shumë shpejtë.

“T’i sqarojë dilemat vetë njëherë Taravari, pastaj unë do të kem përgjigje, sepse ndryshon pastaj shumë shpejt. Herë thotë këtë, herë atë, kështu që unë nuk i ndjek dot gënjeshtrat e tij”, deklaroi Sela.

 

Advertisement

The post Sela: Fronti Europian ende nuk ka marrëveshje konkrete për listat zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy