
Me rreth 9 mijë dollarë prodhim të brendshëm bruto për kokë banori, Maqedoninë e pret një rrugë e gjatë nëse dëshiron që standardi i qytetarëve të saj t’i afrohet atij të Bashkimit Europian.
Qytetarët e Maqedonisë janë rreth 15 mijë dollarë më të varfër se qytetarët më të varfër në BE, përkatësisht bullgarët, dhe rreth 26 deri në 27 mijë dollarë më të varfër se mesatarja e BE-së ku BPV-ja është 36-37 mijë dollarë për kokë banori. Nga Banka Botërore thonë se nëse duam të dyfishojmë pasurinë e popullsisë, do të duhet të kemi norma fantastike të rritjes së BPV-së.
“Varet megjithatë nga norma e rritjes. Nëse norma e rritjes është shumë e madhe, për shembull 10%, atëherë dyfishohet BPV-ja për 7 vjet, kështu që nga të tanishmet 8-9 mijë mund të arrihet në 17 mijë, ndërsa deri në 10 mijë mund të arrihet për një periudhë më të shkurtër dhe e gjithë kjo varet nga ajo se sa do të jetë norma e rritjes”, tha Ivaillo Izvorski nga Banka Botërore..
Mirëpo për tu arritur mesatarja e BE-së prej 36 mijë dollarëve nevojiten 40-50 vite, varësisht nëse rritja është më e madhe apo më e vogël.
Përndryshe kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, përkatësisht deri në mesin e vitin 2028, BPV do të arrijë deri në 20 miliardë dollarë apo mbi 10 mijë dollarë për kokë banori.
Për Bankën Botërore kjo është e arritshme, por nëse bëhen reformat dhe nëse shmangen dobësitë e sistemit. Sipas Bankës, por edhe sipas BE-së, Maqedonia ka 3 dobësi. Ato janë: Potenciali njerëzor, i cili është i dobët për shkak të arsimit të keq, biznes klima e keqe për kompanitë private dhe për shkak se kemi konsum të palogjikshëm të energjisë në shtet.
Në vendet nga ky rajon shfrytëzohet shumë pak energji për person, sesa në Europën perëndimore. Megjithatë edhe përkundër asaj që shfrytëzohet shumë pak energji për person, për kokë banori, shfrytëzohet shumë më shumë energji për një njësi BPV. Dhe e shihni sa kontradiktore është kjo. Edhe pse shfrytëzoni më pak energji për kokë banori, shfrytëzohet tre herë më shumë energji për njësi BPV sesa në vendet e Europës Perëndimorë dhe BE”, tha Ivaillo Izvorski nga Banka Botërore.
I pari i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Mihailis Rokas, thotë se patjetër të përmirësohet biznes klima.
“Dhe tashmë me disa prej jush kam biseduar, u takova me Odat, u takova me drejtorët ekzekutiv dhe të gjithë u pajtuam me atë, së bashku edhe me Bankën botërore se duhet të lirohet potenciali në sektorin privat. Mund të sjellim sa të duam grante dhe kredite koncesioni, por nëse nuk e lirojmë atë potencial, nuk do të arrijmë statusin e vendit me të ardhura mesatare dhe të sjellim përparim shtesë në vend”, tha Mihailis Rokas, euambasador në Maqedoni.
Rokas shtoi se reformat që ndërmerren në gjyqësor dhe në administratën publike duhet të bëhen realitet, për të mirën e qytetarëve dhe biznesit./TV21/
The post BPV-ja për kokë banori: Maqedonia ende shumë larg mesatares europiane appeared first on Telegrafi.