Mickoski: Gjasat janë reale për rritje ekonomike midis 3.5 dhe 4 për qind në tremujorin e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Bazuar në treguesit fillestarë, janë reale gjasat që rritja ekonomike e vendit në tremujorin e parë të jetë midis 3,5 dhe 4 për qind dhe të jemi një nga më të mirët në Evropë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në panelin e parë të Samitit “Maqedonia 2025” i cili mbahet në Shkup duke filluar nga sot.

Sipas tij, nëse situata në ekonominë evropiane, veçanërisht në industrinë e automobilave, përmirësohet, atëherë ka gjasa për performancë edhe më të lartë që do të sillet midis pesë dhe gjashtë për qind.

Kryeministri e përshkruan Maqedoninë si një udhëkryq të madh ku siç tha, “ndërthuren korridoret 8, 10 dhe 11, të cilat shtoi ai, “janë shumë të rëndësishëm për krahun jugor të NATO-s dhe prandaj përpjekjet tona të ardhshme do të drejtohen drejt zhvillimit intensiv të infrastrukturës”.

“Ne kemi potencial dhe për nga performanca jemi para gjithë të tjerëve. Viti i parë i mandatit ka qenë shumë i vështirë dhe plot sfida sepse duhej të ndalonim rënien e lirë me të cilën përballej vendi dhe është joreale të fillojmë reformat kur ende zgjidhim probleme themelore, thelbësore”, theksoi Mickoski.

Advertisement

Në Samitin “Maqedonia 2025” marrin pjesë mbi 500 mysafirë – ekspertë ekonomikë, drejtorë të “think- tank”, ish kryeministra dhe ato aktual, ministra nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe ekspertë nga komuniteti shkencor nga më shumë vende. Në fokus është përshpejtimi i rritjes ekonomike, politikat digjitale dhe inovacionet për një ekonomi të gatshme për të ardhmen, harmonizimi i potencialit ekonomik me investime inteligjente, roli i diasporës në rritjen nacionale. Pjesëmarrësit do të diskutojnë gjithashtu për decentralizimin e pushtetit – të ardhmen e parave, medias dhe lirisë digjitale, ridefinimin e strategjive, investimet e huaja direkte, si dhe edukimin e së ardhmes – duke formësuar liderë, mendimtarë dhe inovatorë.

The post Mickoski: Gjasat janë reale për rritje ekonomike midis 3.5 dhe 4 për qind në tremujorin e parë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy