Ndalohen katër persona në Gostivar, tejkaluan shpejtësinë e drejtimit të makinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se dje ka kryer kontrolle në rrugën Tetovë – Gostivar, me çka ka ndaluar katër persona për tejkalim të shpejtësisë. Njëri nga të ndaluarit ishte shtetas i Kosovës.

“Dje (11.05.2025) në ora 14:55 në magjistralen Tetovë-Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Debreshit në Gostivar, zyrtarë policorë, gjatë kontrollit me radar, kanë konstatuar se K.R. (32) nga Kosova ka qenë duke vozitur veturën e pasagjerëve “Audi” me targa kombëtare të Kosovës me shpejtësi 162 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/orë. Në orën 15:00 personi S.S.(55) nga fshati Preglavë, komuna e Pllasnicës, me veturën e pasagjerëve “Audi” me targa kombëtare italiane ka drejtuar me shpejtësi 156 km/orë, në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/orë”.

“Në orën 16:40, D.K. (34) nga Tetova, ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 167 km/orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/orë. Në orën 17:45, D.Z. (29) nga Shkupi me automjetin e pasagjerëve “Gili” me targa të Shkupit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 161 km/orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/orë”, thonë nga SPB Tetovë.

Gjithashtu njoftojnë se ata janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.

Advertisement

The post Ndalohen katër persona në Gostivar, tejkaluan shpejtësinë e drejtimit të makinave appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy