
MPB Maqedoni njofton se dje (12.05.2025) në orën 10:25 të mëngjesit, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shtip-Shkup, pas pikës pagesore Preod, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në aksident janë përfshirë një automjeti mallrash Mercedes me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.N. (50) nga Shkupi, dhe një automjet pasagjerësh Mercedes me targa të Vinicës, i drejtuar nga S.J. (59) nga Vinica.
“S.J. pësoi lëndime të rënda në aksident, të cilat u konfirmuan në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Një ekip inspektimi nga SPB Shkup kreu inspektim në vendin e aksidentit”, thonë nga MPB.
The post Aksident në rrugën Shtip – Shkup, lëndohet një 59-vjeçare appeared first on Telegrafi.
Advertisement