Stomatologu Tunus Papraniku në “PodGo” – flet për shëndetin oral, botoksin, fillerat dhe inteligjencën artificiale në stomatologji

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stomatologu Tunus Papraniku është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për shëndetin oral, botokset dhe fillerat, si dhe të ardhmen në fushën e stomatologjisë.

Ai tha se shqiptarët në përgjithësi e kanë kulturë që ta shërojnë problemin, e jo ta parandalojnë. Megjithatë ai tha se gjeneratat e reja janë më të përkushtuar për shëndetin oral të tyre dhe fëmijëve të tyre.

“Në përgjithësi populli ynë parapëlqen të reagojë se sa të parandalojë problemin. Mendoj se është kulturë e trashëguar prej më herët, nuk është e jona, kulturë e cila stomatologun e sheh si zgjidhje të fundit, e jo si rutinë të mirëqenies së vet shëndetësore. Dhëmbi nuk është vetëm për estetik, por paraqet edhe identitetin, kulturën, edukatën dhe vetëbesimin e njeriut. Kujdesi ndaj dhëmbëve tregon edhe për kujdesin ndaj shëndetit të njeriut. Gjeneratat e reja janë më të kujdesshëm, nuk i sjellin fëmijët kur kanë problem, por më herët”, tha Papraniku.

Advertisement

Ai tha se kontrollet te stomatologu duhet të bëhen rutinore dhe prindërit t’i dërgojnë ata për kontrolle sa më herët, jo vetëm për shërim, por edhe për edukim.

Ndërsa sa i përket prishjes së dhëmbëve, ai përmendi disa faktorë që ndikojnë në këtë.

“Shumë gjëra ndikojnë në prishjen e dhëmbëve dhe shëndetin oral. E para dihet moslarja e dhëmbëve në mënyrën e duhur, të paktën dy herë në ditë. Ushqimet gjithashtu ndikojnë, sidomos ato me sheqer. Konsumimi i tepërt i tyre ndikon në shëndetin e tyre. Ushqimet e shpejta, ndikojnë gjithashtu. Mos shkuarja te dentisti në kohën e duhur, gjithashtu pirja e duhanit, alkoolit. Ka edhe shkaktarë tjerë siç janë pacientët që i shtrëngojnë dhëmbët natën, ose ata që flenë gojën hapur. Uji është i rëndësishëm. Por kryesorja është larja në mënyrën e duhur”, tha stomatologu Papraniku.

Advertisement

E pyetëm edhe për botokset dhe fillerat, të cilat janë bërë trend kohën e fundit, ai tha se ato nuk përdoren vetëm për estetikë, por ka raste kur bëhen edhe si terapi nga mjeku.

“Botoksi apo fillerat tani janë trend, jo vetëm tek ne, por është botërore. Duhet të dijmë që botoksi dhe fillerat, nuk janë vetëm për estetikë, është edhe terapi mjekësore. Mund të përdoret te pacientët që bëjnë shtrëngim të dhëmbëve gjatë natës, injektohet në muskuj dhe e zbut këtë. Botoksi është toksinë e cila e bën “paralizën” e muskujve ku injektohet, ndërsa fillerat bëjnë mbushjen. Botoksi përdoret edhe te pacientët që kanë djersitje të madhe. Mirëpo duhet të kemi se këto janë aplikime mjekësore dhe dihet se kush duhet t’i bëjë”, tha Papraniku.

Ndërsa sa i përket të ardhmes, ai tha se zhvillimi i inteligjencës artificiale do të ndihmojë shumë në fushën e stomatologjisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Stomatologu Tunus Papraniku në “PodGo” – flet për shëndetin oral, botoksin, fillerat dhe inteligjencën artificiale në stomatologji appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy