
Në intervistën për Nacionale, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka marrë vendime të pavarura dhe se nuk ka ndikuar askush tjetër në këtë proces, përfshirë edhe vendimin për tu larguar nga qeveria.
“Nuk e di pse është krijuar perceptimi se ne vendimet e Aleancës për Shqiptarët ka gjithmonë një palë tjetër që vendos! Ndoshta për shkak të një politike konspirative e plot drama e hamendësime që janë mësuar të bëjnë veçanërisht ballkanasit. Jo! Vendimi për të dalë nga Qeveria ishte vendim unanim i organeve partiake të cilat janë sovrane dhe të pavarura”, tha Taravari.
Taravari ka komentuar dhe kritikat e Izet Mexhitit nga LD, që e quante kreun e ASH-së si politikan që ka tradhëtuar qeverinë.
“E thashë se ata janë në ngarkesë emocionale të madhe dhe nuk dinë se çfarë flasin! Mexhiti është politikani i parë në historinë e shteteve demokratike që akuzon dikë se po tradhton Qeverinë! E kuptoni se sa qesharake dhe e trishtë është kjo akuzë?! Dikush mund të tradhtojë kombin, shtetin apo popullin e tij, por kurrë Qeverinë. Kjo është një akuzë komuniste që duket sikur është nxjerrë nga dosjet e kohës së ish-Jugosllavisë, ku njerëz të paguar ose që adhuronin Titon, përdorin akuza të tilla tragji-komike” tha Taravari.
The post Taravari: VLEN janë në ngarkesë emocionale, akuzat e Mexhitit janë qesharake appeared first on Telegrafi.