
Zv. ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili nga ASh-Taravari ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i zv. ministres.
Ismaili ka falënderuar kryeministrin Mickoski dhe Arben Taravarin për mundësinë e dhënë.
Sot dorëzova dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Zëvendës Ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ushtrimit të këtij funksioni kam qenë e udhëhequr nga përkushtimi institucional, transparenca dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe interesit shtetëror. Dorëheqja ime është rezultat i një vlerësimi të thelluar personal dhe profesional, duke besuar se ky është një hap i nevojshëm dhe në përputhje me bindjet e mia.
Dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin z. Hristijan Mickoski për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e një ekipi që ka bartur përgjegjësi të rëndësishme në një periudhë të ndjeshme për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Gjithashtu, një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për mbështetjen dhe besimin që më dha për të përfaqësuar denjësisht partinë dhe shoqërin tonë në këtë funksion të lartë”, thuhet në njoftimin e Ismailit.
The post Jep dorëheqje zv. ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili appeared first on Telegrafi.