
Kryeministri Hirsitjan Micksoki tha se gjatë javës do të takojë liderët e koalicionit VLEN për të diskutuar të gjitha zhvillimet pas daljes së Taravarit nga Qeveria.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me funksionarët e tjerë të ASH-së së Taravarit, që akoma mbajnë pozita drejtuese, Mickoski tha se gjithçka do të mësohet gjatë kësaj jave.
“Politika reale është çështje e mundësisë. Unë jam absolutisht i vetëdijshëm për këtë. Këtë javë shumë gjëra do të jenë më të qarta. Por një gjë është e qartë, që në më pak se 5 muaj nga fillimi i fushatës për zgjedhjet lokale, do të definohen dy blloqe. Blloku i krimit dhe i së kaluarës dhe blloku i të ardhmes dhe prosperitetit të Maqedonisë, për fat të keq, do ta përsëris, Arben Taravari vendosi t’i bashkëngjitet bllokut të parë, bllokun me lista të zeza, me lista të sanksioneve të politikanëve kriminelë”.
“Këtë javë do të jenë shumë gjëra më të qarta. Unë pres që të takohem me njerëzit që janë në VLEN dhe të flasim për ardhmërinë e qeverisë, koalicionit me një program të qartë deri në zgjedhjet lokale dhe më pas, kështu që shumë punë do të dihen këtë javë”, tha mes tjerash Mickoski.
The post Mickoski: Këtë javë do të takohem me përfaqësuesit e VLEN-it, do të qartësohen shumë gjëra appeared first on Telegrafi.