
I vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë Bekim Maksutit, ish-drejtor i Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, njëri nga të akuzuarit për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, njofton “Koha”.
Po bëhen tre muaj që Maksuti, me vendim të Gjykatës Penale në Koçan, gjendet në paraburgim, ndërkohë që paraburgim efektiv i është shqiptuar edhe një Shefket Hazari, pensionist dhe ish-punonjës i Ministrisë së Ekonomisë.
Në ndërkohë, në paraburgim shtëpiak gjenden tre ish-ministrat e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri. Në paraburgim shtëpiak gjenden edhe tre ish-kryetarë të Koçanit, si dhe shumë pjesëtarë dhe shefa të policisë së Koçanit, Prilepit, Shtipit.
The post Rasti i Koçanit, Bekim Maksutit i vazhdohet masa e paraburgimit për 30 ditë appeared first on Telegrafi.