ESHS: Paga mesatare për muajin mars ishte 44.763 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar, në mars të vitit 2025, ishte 44.763 denarë, që është 10.5% më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas ESHS-së, kjo rritje i atribuohet kryesisht rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuarit në këto sektorë: Arsimi me 15.8%, Miniera dhe nxjerrje guri me 14.1%, Shërbime administrative dhe ndihmëse me 12.5%.

Rritje e pagës mesatare mujore neto, krahasuar me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Miniera dhe nxjerrje guri me 12.3%, Art, argëtim dhe rekreacion me 6.8%, Industria përpunuese me 6.4%.

Nga ESHS thonë se paga mesatare mujore bruto e paguar për një të punësuar në mars 2025 ka arritur në 67.240 denarë./Telegrafi/

Advertisement

The post ESHS: Paga mesatare për muajin mars ishte 44.763 denarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy