Mimoza Musa: Jam deputete e ASH-së, mandatin e fitova nga mbështetja e qytetarëve për koalicionin VLEN

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja Mimoza Musa përmes një reagimi në Facebook ka theksuar se mandatin e saj e ka fituar në kuadër të koalicionit VLEN.

Në një deklaratë publike, Musa u shpreh se ky mandat është rezultat i një mbështetjeje të gjerë qytetare dhe përfaqëson zërin e ndryshimit ndaj një pushteti të gjatë të BDI-së.

“Më 8 maj të vitit të kaluar, mora besimin e mbi 107 mijë qytetarëve si pjesë e listës së Aleancës për Shqiptarët, në kuadër të koalicionit VLEN,” deklaroi Musa.

Musa shtoi se ky mandat nuk është thjesht një numër, por simbol i zhgënjimit dhe lodhjes së një populli nga mbi dy dekada qeverisje e njëanshme.

Advertisement

Në një kohë kur skena politike në vend po përballet me pasiguri dhe tensione, Musa tha se ndjen përgjegjësi për të qartësuar pozicionin e saj ndaj publikut.

“Unë jam deputete e Aleancës për Shqiptarët. Besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj. Ndryshimi ka nisur dhe ne do ta çojmë përpara”, përfundoi Musa.

The post Mimoza Musa: Jam deputete e ASH-së, mandatin e fitova nga mbështetja e qytetarëve për koalicionin VLEN appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy