Mickoski: Kirili dhe Metodi na dhuruan shkrimin, shkronjën, zërin e identitetit tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kremtimi i vëllezërve Kirili dhe Metodi, të cilët janë themeli i shkrim-leximit të popujve sllavë dhe krijues të alfabetit sllav Gllagolicës, sipas të cilit më vonë u krijua edhe alfabeti cirilik, është dëshmi se misioni i tyre fisnik vazhdon të bashkojë edhe sot. Vëllezërit Kirili dhe Metodi që atëherë promovuan vizionin se fuqia e një populli dhe shteti qëndron në arsim, shkencë dhe në shkrim-lexim. Dhe pikërisht falë spiritualitetit dhe përkushtimit të tyre, sot edhe ne mund ta zhvillojmë kulturën, arsimin dhe shkencën në gjuhën amtare, shkruan kryeministri Hristijan Mickoski në urim me rastin e 24 Majit – Ditës së iluministëve mbarësllavë Shën Kirili dhe Metodi.

“Përkushtimi ynë është që përmes arsimit, që është themeli për mbijetesën dhe zhvillimin e një shteti, të krijojmë gjenerata të ardhshme që do të vazhdojnë t’i kultivojnë vlerat e Maqedonisë. Këta dy vëllezër, fisnikë në zemër dhe mendje, na lanë dhuratën më të madhe — shkrimin, shkronjën, zërin e identitetit tonë. Kjo luftë për të drejtën e zërit të vet, për të drejtën e spiritualitetit të vet, është themeli i luftës sonë shekullore për pavarësi, identitet dhe dinjitet kombëtar. Misioni i tyre vazhdon përmes çdo nxënësi që mëson të lexojë, çdo shkrimtari që krijon, çdo mësuesi që transmeton dije. Ata nuk janë vetëm e kaluara — ata janë një urë shekullore drejt së ardhmes”, thotë Mickoski në urim.

The post Mickoski: Kirili dhe Metodi na dhuruan shkrimin, shkronjën, zërin e identitetit tonë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy