minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
83 vjeçares nga Shkupi iu morën mbi 17 mijë euro, u mashtrua nga një person që u paraqit si polic - Struga.info


83 vjeçares nga Shkupi iu morën mbi 17 mijë euro, u mashtrua nga një person që u paraqit si polic

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme, 83-vjeçarja nga Shkupi denoncoi në polici se është mashtruar nga një person që ishte paraqitur si punonjës policie.

Sipas saj, iu morën 17,300 euro. Policia po merret me zbardhjen e rastit

“Më 23.05.2025, në orën 18:30 në Stacionin Policor Bit Pazar, një grua 83-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 17,300 eurosh.

Sipas raportit, personi e ka kontaktuar në telefon duke u paraqitur falsisht si punonjës policie dhe e ka informuar se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident rrugor ku ishte përplasur një fëmijë migrant që kishte vdekur.

Advertisement

Sipas denoncimit, ajo ka tërhequr paratë nga banka dhe i ka lënë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë ka kuptuar se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e policisë.

The post 83 vjeçares nga Shkupi iu morën mbi 17 mijë euro, u mashtrua nga një person që u paraqit si polic appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy