
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, i dëgjoi me kujdes pikëpamjet dhe qëndrimet tona. Ne kemi ofruar disa skenarë dhe po punojmë me përkushtim për ta zgjidhur problemin dhe për të treguar një sinjal pozitiv si fqinjë të mirë. Megjithatë, është një rrugë me dy kahje. Nuk jemi vetëm ne që duhet të tregojmë iniciativë dhe të ofrojmë zgjidhje, edhe pala tjetër duhet të bëjë të njëjtën gjë, deklaroi zëvendësministrja në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Viktorija Trajkov.
Ajo sot në pyetje të gazetarëve nëse ekziston optimizëm më i madh lidhur me eurointegrimet pas vizitës së Kallasit dhe si do ta komentonte mundësinë për një takim dypalësh me palën bullgare në Samitin e NATO-s në Hagë, konfirmoi se qëndrimet e Bullgarisë deri më tani kanë qenë të forta dhe vendimtare, por ne nuk do të heqim dorën nga qëndrimet tona. Siç tha, ekziston mundësi që vendet të “gjenden në mes”.
“Deri tani ata kanë qenë të vendosur në qëndrimet e tyre, as ne nuk heqim dorë, kështu që ndoshta do të gjendemi diku në mes. Ajo që është e rëndësishme për ne si qeveri është të këmbëngulim që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të vazhdojnë të kultivohen siç duhet”, theksoi Trajkov.
Ajo tha se nuk heqim dorë nga asgjë që është deklaruar tashmë nga kryeministri dhe presidentja.
“Jam e kënaqur që znj. Kallas na dëgjoi me vëmendje për sa i përket pikëpamjeve dhe qëndrimeve tona. Ne nuk heqim dorën nga gjithçka që kanë deklaruar më parë edhe krryeministri edhe presidentja e vendit. Ne kemi disa skenarë që kemi ofruar. Lini pak kohë kohës. Mendoj se jemi të përkushtuar për zgjidhjen e problemit dhe për të treguar një sinjal pozitiv si fqinjë të mirë. Ne do të punojmë me përkushtim për këtë çështje këtë periudhë”, tha Trajkov para fillimit të Samitit ballkanik Alumni “Securing Regional Prosperity through NextGen Leadership”.
The post Trajkov: Qëndrimet e Bullgarisë deri më tani kanë qenë të forta dhe vendimtare, por ne nuk do të heqim dorën nga qëndrimet tona appeared first on Telegrafi.