
Kreu i Kuvendit Afrim Gashi thotë se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe largimi i Taravarit nuk do të ketë ndikim ndaj grupit parlamentar i VLEN pasi jo të gjithë pesë deputetët janë larguar.
Gashi e pret propozimin e kryeministrit për ministër të ri dhe sapo të arrijë, do ta vendosë në rend dite.
“Propozimi vjen nga Qeveria. Kryeministri duhet të propozojë ministër të ri. Kur të vjen propozimi në rend dite, menjëherë do të dorëzohet deri te të gjithë deputetët dhe do ta vendosim menjëherë në seancën e parë sapo të vijë propozimi”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.
Në lidhje me shumicën parlamentare, ai tha se ajo është stabile.
“Nuk ka dilemë nëse kemi shumicë, bëhet fjalë për kalimin e njërës prej partive politike në opozitë, por shihni që disa deputetë mbeten pjesë e Koalicionit VLEN. Mendoj se Qeveria dhe shumica parlamentare do të punojnë me kapacitet të plotë”, tha Gashi./Telegrafi/
The post Gashi në pritje të propozimit të kryeministrit për Ministrinë e Shëndetësisë appeared first on Telegrafi.