minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Vazhdon konflikti në mes Ganiut dhe Arsovskës, një kamion me mbeturina u la para Qytetit të Shkupit - Struga.info


Vazhdon konflikti në mes Ganiut dhe Arsovskës, një kamion me mbeturina u la para Qytetit të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Çairit Visar Ganiu së bashku me qytetarët e mbushën kamionin me mbeturina dhe u nisën drejt Qytetit të Shkupit. Me të mbërritur atje, para Qytetit të Shkupit hodhën mbeturinat që i grumbulluan në Çairi. Para mediave Ganiu tha se Çairi është lënë si në komunizëm.

Por ndodhi edhe e papritura, pasi hodhën mbeturinat, uniformat blu ndaluan shoferin e kamionit, të cilit ia morën dokumentet për procedura të mëtutjeshme.

Pas një periudhe të caktuar kohore, edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska u shfaq në vendngjarje dhe përsëri regjistroi drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Ajo informoi se “kryetari e komunës së Çairit po mblidhte mbeturina nga ndërtesat pa leje dhe disa kolltuqe, dhe pasi i shkrova në Facebook se nuk i pëlqente plani, ai i ndryshoi mbeturinat dhe i hodhi përsëri para Qytetit të Shkupit me një automjet pa leje, në kundërshtim me ligjin”./Telegrafi/

Advertisement

The post Vazhdon konflikti në mes Ganiut dhe Arsovskës, një kamion me mbeturina u la para Qytetit të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy