
Një ditë para festës së Kurban Bajramit, në tregun e Tetovës nuk shihen edhe shumë qytetarë të cilët dalin për të blerë kafshë për therje, shkruan TV21. Tregtarët thonë se çdo vit po bie interesi për blerje të kurbaneve.
Sipas tyre, shkak krijimi i disa shoqatave, ku qytetarët shkojnë paguajnë për kurban, por nuk e shohin dhe nuk e shpërndajnë mishin.
Shtojnë se përveç rritjes së çmimeve dhe mungesës së mërgimtarëve, të cilët blejnë më tepër kur janë në vendlindje, ndikon edhe dorëzimi i parave për kurban te hoxhallarët.
“Tash kanë dalë shumë shoqata, kursem i çon paratë. Diçka theret te shoqata, diçka nuk theret, ama popullata më në shpi nuk i do…në shtëpi me i çu! Nuk e dinë a ka ther a çfarë ka bërë. Kur të vendos për Kurban, duhet të vendosë në shtëpi të vetë ta prej, jo ma ka ther ai në shoqatë”, theksoi një tregtar.
“Sivjet është më dobët se vjet, mendoj interesimi te njerëzit, se hoxhallarët i çojnë paratë, veç para i japin si sadaka, kurbane nuk ka”, tha një tregtar tjetër.
“Nuk janë gurbetçarët, nuk ka interesim shumë. Janë ngritur pak, më shtrenjtë janë. Një dele 200 euro, një dash 250 euro”, u shpreh një tregtar.
The post Bie interesi për therje të kurbaneve, tregtarët thonë se ndikojnë shoqatat dhe hoxhallarët appeared first on Telegrafi.