Dimitrievski do të kandidojë sërish për kryetar të Kumanovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bordit Qendror të ZNAM-it, Igor Filkov, thotë se negociatat për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme lokale brenda koalicionit janë duke vazhduar dhe se mund të thotë me siguri se do të kenë kandidatin e tyre për Kumanovën, Maksim Dimitrievski, i cili është edhe kryetari aktual i komunës.

Për momentin, negociatat janë duke vazhduar. Por ajo që mund të konfirmoj me siguri është se do të kemi një kandidat në qytetin e Kumanovës, gjegjësisht kryetarin tonë Maksim Dimitrievski. Do të kemi të paktën një post kryetar komune në komunat e Qytetit të Shkupit, por edhe në vende të tjera në të gjithë republikën për të cilat negociatat janë ende duke vazhduar”, tha Filkov në përgjigje të pyetjes nëse po zhvillohen negociata me OBRM-PDUKM-në për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Lidhur me atë nëse ZNAM do të mbështeste një njësi zgjedhore, ai theksoi se janë të gatshëm të shkojnë menjëherë në zgjedhje sipas cilitdo model qoftë.

The post Dimitrievski do të kandidojë sërish për kryetar të Kumanovës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy