Një i mitur theri me thikë një 55-vjeçar në Shkup, i shqiptohet masa e paraburgimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 16-vjeçari i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, pasi sulmoi dhe plagosi rëndë një 55-vjeçar me thikë në fshatin Studeniçan të Shkupit, njoftoi MPB. Prokurori publik për të mitur e akuzon atë për “tentim vrasje”.

Sipas raportit të policisë, sulmi ndodhi dje rreth orës 8 të mbrëmjes pranë xhamisë në fshat. I lënduari R.K. (55) e raportoi rastin në polici pas mesnate, duke deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga dy 16-vjeçarë.

“Incidenti u parapri nga një grindje verbale, gjatë së cilës të miturit e kërcënuan të lënduarin me jetë. Pastaj, njëri prej tyre nxori një thikë, vrapoi drejt 55-vjeçarit dhe i shkaktoi disa plagë me thikë”.

“I lënduari u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit”, ku mjekët i diagnostikuan lëndime të rënda dhe e mbajtën për trajtim të mëtejshëm. Policia kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe, sipas udhëzimeve të prokurorit publik kompetent, i mituri që kreu sulmin u privua nga liria dhe u dërgua në stacionin policor në Draçevë. Pas caktimit të masës së paraburgimit, ai u dërgua në Burgun e Institucionit Korrektues të Shkupit”, thonë nga MPB.

Advertisement

The post Një i mitur theri me thikë një 55-vjeçar në Shkup, i shqiptohet masa e paraburgimit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy