Miteva: Qeveria do të marrë vendim që një pushimore me 27 dhoma të vendoset në dispozicion për rehabilitimin e të lënduarve nga zjarri në Koçan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria javën e ardhshme do të marrë Vendim me të cilin pushimorja “Ponikva” do të lihet në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë si objekt për kujdes të vazhduar mjekësor dhe rehabilitim të të lënduarve në zjarrin në Koçan.

Siç bëri të ditur zëdhënësja e qeverisë Maria Miteva, pushimorja ka 27 dhoma dhe 56 shtretër, ndërsa gjendet në mjedis të qetë dhe natyror që e bën të përshtatshme për pacientët.

“Bëhet fjalë për pacientë të cilët tashmë janë stabilizuar, por për të cilët ekziston nevoja për trajtim të mëtutjeshëm. Ata do të shpërndahen në disa grupe dhe do tu sigurohet qasje e personalizuar”, theksoi Miteva në konferencë për media në Qeveri.

Kjo masë, theksoi, është përgjigje institucionale.

Advertisement

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta njerëzore dhe dinjiteti i njerëzve”, potencoi Miteva.

The post Miteva: Qeveria do të marrë vendim që një pushimore me 27 dhoma të vendoset në dispozicion për rehabilitimin e të lënduarve nga zjarri në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy