
Pas fjalëve përmbyllëse të Prokurorisë themelore publike në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, përfaqësuesit ligjor të familjeve të dëmtuara para gjykatës deklaruan se në tërësi e pranojnë kërkesën e Prokurorisë, inkuadrohen drejt ndjekjes penale dhe kërkojnë dëmshpërblim pronësor juridik.
I autorizuari i nënës dhe motrës së Vanjës, theksoi se i bashkangjiten ndjekjes penale dhe parashtrojnë kërkesë me shkrim për dëmshbërblimin e dëmit jomaterial. U cek se kërkesa e tyre është solidare të paguhen para, ashtu që ësht[ë cekur në parashtresë, duke i pasur parasysh pasojat e rënda psiqike dhe pazëvendësimin e jetës së humbur. Që të mos ketë ttraumë shtesë, propozojnë Gjykata të mos i udhëzojë për procedurë qytetare.
Në fjalën përmbyllëse, avokatja e nënës, Zorica Gjorçevska dhe motrës Minja, kërkoi nga Gjykata t’i lejohet t’i transmetojë fjalët e nënës Zorica, por nuk iu lejua në tërësi nga ana e Gjykatës.
Në seancë ishin të pranishëm edhe dy vajzat e Zhezhovskit, Makedonka dhe Ana, të cilat u deklaruan se në tërësi e pranojnë fjalën përmbyllëse të Prokurorisë themelore publike, i bashkangjiten ndjekjes penale dhe kërkojnë dëmshpërblim pronësor juridik.
Prokuroria sot në fjalët përmbyllëse kërkoi dënim maksimal me burg të përjetshëm për katër të akuzuarit Ljupço Palevski, Vllatko Keshishov, Bore Videvski dhe Velibor Manev, përderisa për babain e Vanjës, të akuzuarin Aleksandar Gjorçevski kërkoi gjykata t’ia caktojë dënimin adekuat me burg.
Për Gjorçevskin, prokurorja tha “nuk ka dënim më të madh se humbja e fëmijës dhe se jeta me ndërgjegje të tillë si në rastin e babait të Vanjës, të akuzuarit Aleksandar Gjorçevski. Nuk themi se ka dashur t’ia vrasin fëmijën, por ka marrë pjesë në rrëmbimin e vajzës së tij dhe kërkojmë dënim adekuat për atë”.
The post Përfaqësuesit ligjor të familjeve të dëmtuara të Vanjës dhe Pançes u deklaruan se në tërësi i pranojnë fjalët përmbyllëse të Prokurorisë appeared first on Telegrafi.