
Në kuadër të vizitës së sotme të punës së Ministres për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës, Mari Bjere, në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt konferencë e përbashkët për shtyp me Ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njoftojnë nga Ministria e për Çështje Evropiane e RMV-së.
Murtezani theksoi se partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës si shembull i besimit dhe respektit të ndërsjellë, duke theksuar se gatishmëria për bashkëpunim të thelluar vjen në moment vendimtar për perspektivën evropiane të rajonit.
“Përshëndesim vendimin për politikën e zgjerimit të BE-së që të jetë pjesë prioriteteve të kryesimit të ardhshëm danez me Këshillin e BE-së dhe por theksojë rëndësinë që kriteret e Kopenhagës të mbeten themeli i vetëm nëpër të cilin ndërtohet politika e zgjerimit”, tha Murtezani.
Ministri nënvizoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe rolit konstruktiv në rajon, e cila konfirmohet edhe me organizimin e Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, i cili do të mbahet në Shkup./Telegrafi/
The post Murtezani: Zgjerimi medoemos të kryesohet sipas kritereve të Kopenhagës appeared first on Telegrafi.