Vodhi ar, orë dhe para nga një shtëpi në Shkup, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236, paragrafi 1, pika 1 e Kodit Penal.

I dyshuari 23-vjeçar, më 02.01.2024, ka hyrë me forcë në një shtëpi në rrugën Vostaniçka në Shkup, duke përdorur një tavolinë plastike për t’u ngjitur në ballkonin e katit të parë të shtëpisë dhe duke hapur me forcë dritaren. Pastaj ka kontrolluar dhomat dhe ka marrë bizhuteri, gjashtë orë dore, dy kompjuterë laptop, sende të tjera me vlerë dhe para të gatshme në vlerë prej 1.000 eurosh. Vlera totale e sendeve të vjedhura vlerësohet në 296.000 denarë”.

“Pastaj ai e ka lëshuar shtëpinë përmes një dere anësore dhe nuk ka qenë i disponueshëm për policinë për më shumë se një vit. Duke marrë parasysh se pikërisht kjo rrethanë tregon rrezikun që i dyshuari të arratiset përsëri për të shmangur ndjekjen penale, si dhe faktin se kundër tij janë ngritur akuza për vepra të tjera penale, prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për të përcaktuar masën e paraburgimit”, thonë nga Prokuroria.

The post Vodhi ar, orë dhe para nga një shtëpi në Shkup, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy