Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit sot vazhdon me fjalët përmbyllëse të të akuzuarve dhe mbrojtjes së Palevskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit vazhdon sot në Gjykatën themelore penale Shkup me fjalë përmbyllëse të të akuzuarve dhe mbrojtjes së Ljupço Palevskit pasi që në seancën e kaluar mbrojtja e Velibor Manevit, Bore Videvskit, Vllatko Keshishovit dhe Aleksandar Gjorçevskit kërkuan aktvendim lirues. Prokuroria themelore publike paraprakisht kërkoi dënim maksimal me burg të përjetshëm për Palevskin, Keshishovin, Videvskin dhe Manevin, përderisa për babain e Vanjës kërkoi gjykata t’ia caktojë dënimin adekuat me burg.

Në fjalën përmbyllëse, mbrojtësi i Aleksandar Gjorçevskit, avokati Vlladimir Tufegxhiq, vlerësoi se aktakuza kundër Gjorçevskit në tërësi është e pabazë, e paargumentuar, paushalle dhe e bazuar në supozime të cilat nuk mbështeten në dëshmitë e prokurorisë. Ai theksoi se mbrojtja dëshmoi se mu i akuzuari në mënyrë të pabazë Aleksandar, si babai i Vanjës, është viktimë në këtë procedurë së bashku me nënën Zorica dhe familjen e tij dhe dëshmoi se ai nl periudhën kritike ka vepruar në mënyrën në të cilën do të vepronte secili prind në situatën kur kërkohet fëmija i tij i zhdukur.

Mbrojtësi i të akuzuarit Velibor manev, avokati Goran Boshevski, kërkoi aktvendim lirues për klientin e tij lidhur me veprën penale vrasje, ndërsa ndëshkues për veprën penale rrëmbim. Sipas avokatit, nuk ka ekzistuar marrëveshje për vrasje dhe që këtej nuk ka paramendim për kryerje të llojit të tillë të veprave penale.

Aktvendim lirues kërkoi edhe avokati Bojan Manev, mbrojtës i të akuzuarit Bore Videvski, duke cekur se prokuroria nuk e ka dëshmuar fajin e klientit të tij. Sipas tij, drejtimi në të cilin është zhvilluar hetimi për këto ngjarje penale juridike është tërësisht i gabuar, ndërsa të gjitha pranimet e fajit kanë qenë të detyruara.

Advertisement

Mbrojtësi i të akuzuarit Vllatko Keshishov, avokati Igor Efremov, gjithashtu, kërkoi aktvendim lirues për klientin e tij me arsyetimin se ai jo vetëm që nuk ka marrë pjesë, por as nuk ka ditur, as nuk ka pasur për qëllim që kjo të ndodhë. Faj të mundshëm, siç theksoi, mund të bartë vetëm për rrëmbimin e Vanjës.

Në seancën e kaluar Porkuroria themelore publike në fjalët përmbyllëse kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të akuzuarit Ljupço Palevski, Vllatko keshishov, Bore Videvski dhe Velibor Manev, përderisa për babain e Vanjës, të akuzuarin Aleksandar Gjorçevski gjykata t’i caktojë dënim adekuat me burg. Prokuroria publike kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë katër të akuzuarit, sepse, sipas tyre, nuk ka rrethana lehtësuese, ndërsa veprimet e tyre plotësisht e traumatizojnë opinionin. Siç cekën, Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës, nuk ka dashur ta dëmtojë, por ka marrë pjesë në rrëmbim, Velibor Manev pranoi pjesëmarrje në të dy vrasjet, Bore Videvski fillimisht pranoi fajin, por më vonë mohoi, Vllatko keshishov tentoi të shfaqet si i dëgjueshëm, por dëshmitë tregojnë rol aktiv, ndërsa Ljupço Palevski konsiderohet organizuesi i cili ka krijuar alibi dhe ka shkatërruar fakte.

Pas fjalëve përmbyllëse të Prokurorisë themelore publike, përfaqësuesit ligjorë të familjeve të dëmtuara para gjykatës deklaruan se në tërësi e pranojnë kërkesën e Prokurorisë, i bashkangjiten ndjekjes penale dhe kërkojnë dëmshpërblim juridiko-pronësor.

Fjalë përmbyllëse sot duhet të japin të akuzuarit Velibor Manev, Bore VIdevski, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar GJorçevski, ndërkaq më pas edhe mbrojtja e Ljupço Palevskit.

Advertisement

Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa i akuzuari i parë Palevski gjatë gjithë procesit pohoi se ky është është një proces i montuar politikisht.

Vanja e mitur dhe Pançe, banor i Velesit u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur pranë Shkupit dhe Velesit.

The post Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit sot vazhdon me fjalët përmbyllëse të të akuzuarve dhe mbrojtjes së Palevskit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy