Qeveria: E rrisim efikasitetin energjetik përmes shfrytëzimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se në rreth 50 shkolla në territorin e vendit gjatë periudhës së verës do të vendosen panele fotovoltaike.

Nga Qeveria thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar grant të pakthyeshëm prej 1.1 milionë euro për investime në burime të ripërtërishme të energjisë me Bankën për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës.

“Me këtë jo vetëm që kursejmë shpenzimet financiare, por edhe fitojmë mundësinë që mjetet t’i riinvestojmë në projekte të tjera infrastrukturore, mjete digjitale për nxënësit në shkolla, si dhe për tekste shkollore. Angazhimi ynë si Qeveri është të rrisim efikasitetin energjetik përmes shfrytëzimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë”.

“Me hapa konkrete, masa dhe projekte, jo vetëm që kursejmë mjete buxhetore, por gjithashtu kontribuojmë në uljen e ndotjes së mjedisit jetësor. Qeveria punon me vizion dhe qëllim, e ai është përmirësimi dhe avancimi i sistemit arsimor. U obliguam para qytetarëve, po realizojmë dhe po përmbushim. Shteti është në rrugën e ndryshimeve”, thonë nga Qeveria.

Advertisement

The post Qeveria: E rrisim efikasitetin energjetik përmes shfrytëzimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy