
I akuzuari Velibor Manev në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën themelore penale për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, e zbuloi identitetin e personit i cili kishte marrë detyrë nga Palevski që ta marrë dhe ta shkatërrojë apo fshehë çantën e kaltër ku ndodhej pistoleta dhe motorolat e shfrytëzuara në dy ngjarjet penale juridike.
“Kjo është copëza e fundit e enigmës. Çanta është tek një anëtar i partisë “E Djathta”, i punësuar si teknik në Bankën popullore, mora vesh kur palevski m’u paraqit nga kufiri turk dhe më tha t’i paraqitem Zoranit, për atë që e ka marrë nga zyra, siç u shpreh Palevski “pakon”, ta mënjanojë nga ai, ta hedhë apo ta shkatërrojë, që të mos gjidnet. Pas kësaj m’u desht ta njoftoj palevskin se i jam paraqitur dhe e kam bartur porosinë. Kjo është e tëra për çantën e famshme dhe për atë se gënjej për çantën, edhe pse është në kamera”, tha Manev.
Në fjalën e vet përmbyllëse e përsëriti dëshminë e vet të dhënë paraprakisht para Gjykatës lidhur me dy ngjarjet penale juridike duke cekur se kishte vendosur që prej fillimit të gjykimit ta flet të vërtetën “pa dallim se çfarë dënimi do të merrte”.
Theksoi se Prokuroria publike insiston se ishte realizuar kontakt me babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski dhe se, gjoja, nga ai e kanë ditur kohën kur del Vanja, edhe pse askush nga të akuzuarit nuk e ka njohur Aleksandrin, as ndërkaq, ai ata. Për të, tha, për herë të aprë ka dëgjuar në stacionin policor.
Në fjalët përmbyllëse, Manev theksoi se pas vrasjeve të kryera nga ana e Palevskit ka kuptuar se ai ka pasur plan të dyfishtë dhe prandaj, siç tha, i ka ruajtur xhirimet nga risiveri i tij.
“Pasi që i kreu vrasjet, e kisha të qartë, por shumë vonë kuptova se ka pasur plan të dyfishtë, kështu që i ruajta xhirimet në risiverin tim. Kam mundur t’i fshij xhirimet dhe kam mundur t’i çkyç kamerat. Por, me atë do ti kisha dhënë alibi Palevskit, ndërsa sipas deklaratës së tij, fajtorë për vrasjen do të ishim unë dhe Bore. Por, ne nuk e kryem vrasjen, ndërkaq unë personalisht as që kisha paramendim dhe as qëllim për vrasjen”, tha Manev.
The post Velibor Manev zbuloi identitetin e personit i cili e zhduku çantën e kaltër me pistoletë dhe motorolat e shfrytëzuara për vrasjet e Vanjës dhe Pançes appeared first on Telegrafi.