LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanocë, vonesa në anën e RMV-së është 30-40 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Advertisement

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

The post LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy