Vdekja e fëmijës tre vjeçar në spitalin e Kavadarit, MSH: Komisioni konstatoi se të gjitha procedurat janë kryer në kohë dhe me rregull

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas mbikëqyrjes së ekspertëve në spitalin e Kavadarit, komisioni ka konstatuar se të gjitha procedurat janë kryer në kohë dhe me rregull. Kështu janë përgjigjur nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) në pyetjen e Agjencionit Informativ të Maqedonisë për konkluzionet në raportin për fëmijën e vdekur tre vjeçar, të Komisionit për Mbikëqyrje Eksperte të themeluar nga MSH. Komisioni ka bërë mbikëqyrje në spitalin e Kavadarit më 10 qershor.

Paraprakisht, më 6 qershor, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) janë përgjigjur se gjatë inspektimeve nuk janë konstatuar mangësi në juridiksionin e tyre në lidhje me fëmijën e vdekur nga Kavadari.

“Duke pasur parasysh se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor nuk ka kompetenca në pjesën profesionale të punës së punonjësve shëndetësorë, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në përputhje me nenin 296 të Ligjit për Mbrojtjen Shëndetësore, do t’i paraqesë ministrit të Shëndetësisë iniciativë për formimin e Komisionit për Mbikëqyrje Profesionale”, thanë atëherë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Ata sqaruan se pas publikimit të informacionit për vdekjen e fëmijës tre vjeçar nga Kavadari, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor më 5 qershor ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme në tri institucione shëndetësore, me qëllim monitorimin e trajtimit të fëmijës. Kontrollet janë kryer në ISHP Ordinanca për mjekësi të përgjithshme Celsus Nova në Kavadar, në ISHP Spitalin e Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruar Kavadar dhe në ISHP KU Spitalin e Fëmijëve në Shkup.

Advertisement

Gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm, nga mbikëqyrja e evidencës shëndetësore dhe dokumentacionit mjekësor të fëmijës, si dhe nga deklarimet e punonjësve shëndetësorë që kanë marrë pjesë në mjekim, është konstatuar gjendje faktike. Nga ISHSSH thanë se bëhet fjalë për një fëmijë trevjeçar nga Kavadari, i lindur në janar të vitit 2021. Fëmija ka pasur disa sëmundje shoqëruese, për këtë arsye në disa raste është trajtuar në ISHP-në Spitalin e Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruar Kavadar dhe në ISHP Qendra Klinike për Sëmundje të Fëmijëve Shkup. Më datë 3 qershor në orën pesë, fëmija është sjellë në ISHP-në Spitalin e Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruar Kavadar nga prindërit e tij, i ekzaminuar nga mjeku kujdestar, specialist i sëmundjeve të fëmijëve, i cili në bazë të ekzaminimit dhe parametrave të ekzaminuara ka vlerësuar se nuk ka nevojë për hospitalizim. Me insistimin e prindërve është lëshuar një udhëzim për në ISHP Qendra Klinike për sëmundje të fëmijëve Shkup, ku fëmija është dërguar me transport privat.

“Sipas deklaratës së punonjësve shëndetësorë të pranishëm në ISHP KU për sëmundje të fëmijëve, fëmija është sjellë në orët e hershme të mëngjesit rreth orës tetë direkt në repartin e Kardiologjisë, pa shenja jete. Ai është dërguar menjëherë në Repartin për reanimacion dhe kujdes intensiv por fëmija nuk ka dhënë shenja jete”, ka konstatuar Inspektorati.

Më 4 qershor, prindërit e fëmijës u bënë thirrje kompetentëve në shtet, të hetojnë gabimin e mundshëm mjekësor në lidhje me vdekjen e fëmijës.

The post Vdekja e fëmijës tre vjeçar në spitalin e Kavadarit, MSH: Komisioni konstatoi se të gjitha procedurat janë kryer në kohë dhe me rregull appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy