
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski tha se në mes të korrikut pritet të vijnë ofertat e para pas shpalljes së tenderit për blerje të 120 autobusëve elektrikë.
Nikolloski tha se prej tyre, 80 do të ndahen për Qytetin e Shkupit, ndërsa theksoi se është paraparë që së bashku me autobusët, të vijnë edhe stacionet për mbushje.
“Është shpallur thirrje publike, ose tender për furnizim me 120 autobusë elektrikë, ekologjikë. Ofertat mblidhen në afat prej 30 ditëve, sipas Ligjit për Prokurime Publike, dhe duhet në mes të korrikut të arrijnë ofertat. Presim që nga këto 120, 80 të jenë për transportin publik në kryeqytet, ndërsa 40 të tjerë të shpërndahen në komuna që kanë transport publik. Autobusët vijnë me stacione për mbushje.
Është paraparë që për dy autobusë të ketë së paku 1 stacion për mbushje, që do të thotë se i gjithë sistemi është menduar mirë”, tha Nikollovski./TV21/
The post Nikolloski: Është shpallur thirrje publike për furnizim me 120 autobusë elektrikë appeared first on Telegrafi.