Siljanovska-Davkova: Pata një bisedë të këndshme me kryeministrin bullgar, duhet të kemi mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kisha një bisedë miqësore me kryeministrin e Bullgarisë, dhe biseduam për nevojën e mirëkuptimit të ndërsjella, të respektohemi, për nevojën për të ndjekur frymën e të dy popujve, të ndihmojmë dhe për nevojën që ata që janë tashmë brenda t’i ndihmojnë ata që po lëvizin drejt BE-së, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Siljanovska e cila po qëndron në Hagë, ku po mbahet Samiti i NATO-s, për “TV21” theksoi se beson nevojën e miqësisë dhe beson se kjo do të ndodhë.

Presidentja po kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Hagë, ku përfshihen edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski, Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Sashko Lafçiski.

Fokusi i Samitit në Hagë është propozimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të rritur përqindjen e burimeve financiare që vendet anëtare të Aleancës ndajnë çdo vit nga BPV-ja e tyre kombëtare./Telegrafi/

Advertisement

The post Siljanovska-Davkova: Pata një bisedë të këndshme me kryeministrin bullgar, duhet të kemi mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy