Sllaveski: Bankat t’i ulin kompensimet për kryerje të pagesave për qytetarët dhe kompanitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banka popullore do t’i ulë kompensimet që bankat i paguajnë për shfrytëzim të shërbimeve në Sistemin pagesor interbankar të Maqedonisë (SPIM), siç janë kompensimet lidhur me qarkullimin debitor, por pret në afat sa më të shkurtë bankat ta revidojnë lartësinë e kompensimeve për kryerje të pagesave për qytetarët dhe kompanitë dhe t’i vendosin në një nivel adekuat. Guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski sot në takim me përfaqësues të bankave nga Asociacioni bankar i Maqedonisë (ABM) porositi se kompensimet për shërbimet pagesore duhet të jenë në nivel të matur, të qëndrueshëm për bankat, por njëkohësisht drejtë dhe pranueshëm për shfrytëzuesit.

Sipas të dhënave të fundit nga viti 2024, neto-të ardhurat nga kompensime marrin pjesë me 18 për qind në neto-të ardhurat e përgjithshme të bankave.

Sllaveski paralajmëroi se shpenzimet e larta për kryerje të pagesave mund të jenë barrierë për shfrytëzim të kanaleve zyrtare, posaçërisht tek popullata me të ardhura më të ulëta që në kushte të shërbimeve të pakapshme të çmimeve do të duhet të mbështetet më shumë në para të gatshme. Përfitimi më i madh nga vendosja e kompensimeve të matura, tha, është që kjo drejtpërdrejtë do të kontribiojë për përfshirje të shtuar financiare.

Duke i krahasuar kompensimet për shërbimet pagesore të bankave me kompensime të bankave amë nga BE-ja, siç informon guvernatori, janë shqyrtuar disa lloje të shërbimeve pagesore për të cilat kompensimet duhet të ulen dhe thjeshtësohen, ndërsa disa edhe të hiqen.

Advertisement

Siç tha, në shekullin 21 qasja drejt shërbimeve pagesore nuk është privilegj, por nevojë themelore dhe parakusht për pjesëmarrje ekonomike dhe integrim social.

Guvernatori kumtoi se sipas të dhënave të fundit nga viti 2024, neto-të ardhurat nga kompensimet marrin pjesë me 18 për qind në neto-të ardhurat e përgjithshme të bankave. Krahas të ardhurave nga normat e interesit të kredive të miratuara, siç shtoi, këto të ardhura kontribuojnë për përfitim të lartë të bankave tona, që matur sipas treguesit “kthim i kapitalit të vet – ROE (Return on Equizty) paraqet mesatarisht rreth 20 për qind, ndërsa tek disa banka edhe mbi atë. Shkalla e këtillë e kthimit të kapitalit të investuar nga ana e aksionarëve të bankave është dukshëm më e lartë në krahasim me sektorët e tjerë në ekonominë tonë.

Sllaveski në takim vlerësoi se në periudhën e kaluar në vendin tonë është bërë përparim i konsiderueshëm në modernizimin dhe harmonizimin e kornizës rregullatore me legjislaturën dhe praktikat evropiane, që na mundësoi anëtarësim në SEPA dhe kushte për kryerje të pagesave tejkufitare në euro dhe mënyrë të shpejtë dhe efikase sikur të jemi pjesë e BE-së. Në këtë reformë, theksoi guvernatori, bankat kanë rol kyç.

The post Sllaveski: Bankat t’i ulin kompensimet për kryerje të pagesave për qytetarët dhe kompanitë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy