
Të hënën dhe të martën në Shkup do të mbahet takim i liderëve BE – Ballkani Perëndimor kushtuar planit të rritjes në të cilin do të marrë pjesë edhe eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos.
Nga shërbimi për informim i Qeverisë informuan sot se të hënën do të mbahet takim tet – a – tet ndërmjet kryetarit të Qeverisë, Hristian Mickoski dhe eurokomisares Kos, pas çka do të vijojë edhe takim dypalësh me delegacione të zgjeruara.
Të martën do të mbahen dy panele prej të cilëve i pari i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në këtë panel do të flasin kryeministri Mickoski dhe eurokomisarja për zgjerim Marta Kos, pas çka do të vijojë konferencë e përbashkët për media.
Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave konkrete dhe mbështetje për zbatimin e Planit të Rritjes dhe në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të Bashkimit Evropian, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë.
Komisioni Evropian dje kumtoi se komisarja evropiane për zgjerim vjen në Shkup në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes dhe se përveç kryeministrit Mickoski, në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
The post Shkupi nikoqir i takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor appeared first on Telegrafi.