Takim i liderëve BE – Ballkani Perëndimor sot në Shkup, regjim i veçantë komunikacioni në kryeqytet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër (30 qershor dhe 1 korrik). Ajo do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe do të marrë pjesë në takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Shkup gjatë dy ditëve të ardhshme, ku do të diskutohet Plani i Rritjes.

Takim kokë më kokë midis Komisioneres së BE-së Kos dhe kryeministrit Mickoski është planifikuar për sot pasdite, i cili do të pasohet nga një takim dypalësh me delegacione të tjera.

Në takimin e liderëve pritet të marrin pjesë liderë nga Ballkani Perëndimor, si dhe ministra, përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian, organizata rajonale dhe institucione ndërkombëtare.

Dy panele do të mbahen nesër si pjesë e takimit të liderëve, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe do të trajtohet nga kryeministri Mickoski dhe Komisionerja e BE-së për zgjerim, i ndjekur nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Advertisement

Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes.

Vizita e Komisioneres Evropiane për Zgjerim në vend u njoftua javën e kaluar nga Komisioni Evropian, i cili njoftoi se Kos po vjen në Shkup për t’u takuar me udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor mbi Planin e Rritjes dhe se përveç kryeministrit Mickoski, në takim do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Për shkak të mbajtjes së takimit të udhëheqësve, regjim i veçantë trafiku do të vendoset në zonën më të gjerë qendrore të qytetit në Shkup për këto dy ditë. Ministria e Brendshme u bën apel pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat e oficerëve të policisë./Telegrafi/

The post Takim i liderëve BE – Ballkani Perëndimor sot në Shkup, regjim i veçantë komunikacioni në kryeqytet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy