
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së njoftoinse Konsullata e jonë në Venecia u njoftua për një ngjarje tragjike që ndodhi më 29 qershor, në “San Giacomo di Pederoba”, pranë Trevizos, përgjatë brigjeve të lumit Piave, në të cilën humbi jetën një vajzë nëntëvjeçare, me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Konsullata është në komunikim të rregullt me familjen e të ndjeres, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme administrative për transportimin e mbetjeve mortore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë.
Gazeta “La Tribuna di Treviso” raportoi se vajza, Adna Islam, me origjinë nga RMV dhe banore e Cavaso del Tomba, ishte me familjen e saj, prindërit Ihmet dhe Naila dhe vëllain dhe motrën më të vogël, në një pushim pasdite përgjatë brigjeve të lumit Piave.
“Adna e vogël po luante në shkëmbinj me vajza të tjera kur rrëshqiti dhe ra në lumë dhe u zhduk menjëherë, e rrëmbyer nga rryma e ujit”, shkruan gazeta./Telegrafi/
The post MPJ-Maqedoni: Konsullata është në komunikim me familjen e vajzës së ndjerë në Itali appeared first on Telegrafi.