
Nga Klinika e Onkologjisë informojnë se të gjithë pacientët po e marrin terapinë e nevojshme dhe se janë të disponueshëm ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.
“Ilaçi Paclitaxel është porositur me kohë nga Klinika, por ka vonesa në distribuim dhe na është njoftuar se këto ditë do të shpërndahet në Klinikë. Për Paclitaxel-in ka zëvendësim nga e njëjta grupë barnash me efikasitet identik dhe ai është Docetaxel-i. Gjithashtu, ilaçi Erlotinib zëvendësohet te pacientët me Gefitinib, i cili ka efikasitet të njëjtë.
Tenderët janë realizuar me kohë dhe presim që këto barna të arrijnë në javën e parë të korrikut. Në ndërkohë, siguroj se për të gjitha terapitë ka zëvendësim cilësor dhe vazhdimësia në trajtim është plotësisht e garantuar”, informon Igor Stojkovski, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.
Nga MSH thonë se këtë vit është dyfishuar buxheti i kushtëzuar i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë për barna inovative./Telegrafi/
The post Klinika e Onkologjisë-Shkup: Janë siguruar ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike appeared first on Telegrafi.