Në shkollat e mesme në Tetovë numri i nxënësve këtë vit pritet të jetë për 300 më i lartë se vitin e kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vetëm një nxënës ka plotësuar kushtet për t’u regjistruar në gjimnazin “7 marsi” në Tetovë, edhe pse numri i nxënësve që kanë aplikuar ka qenë më i lartë.

Vend ka për 242 nxënës në tetë paralele, ndërsa drejtori i gjimnazit pret që numri të plotësohet në afatet tjera.

E kundërta ka ndodhur në shkollën e mesme të mjekësisë, nga ku thonë se deri më tani janë pranuar 403 nxënës që kanë pasur mbi 70 pikë dhe vazhdojnë të pranojnë nxënës me pikë maksimale.

Interesim të madh ka edhe në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Drejtorët bëjnë apel që shkollat të mos ulin pikët e kërkuara që të mbushet numri në të gjitha shkollat. Pritjet janë që numri i nxënësve këtë vit të jetë për 300 më i lartë se vitin e kaluar./Tv21/

Advertisement

 

The post Në shkollat e mesme në Tetovë numri i nxënësve këtë vit pritet të jetë për 300 më i lartë se vitin e kaluar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy