
Deputeti nga radhët e ASH-së Rijad Shaqiri përmes një postimi në Facebook ka adresuar krtika ndaj Qeverisë për refuzimin e amandamenteve të atij vetë që kishin të bënin me projekte infrastrukturore për fshatrat e Komunës së Likovës.
Siç shkruan Shaqiri Qeveria anashkaloi nevojat reale të qytetarëve të Likovës.
”Në debatin e sotshëm për propozim-rebalancin e buxhetit për vitin 2025, morëm pjesë aktivisht me qëllimin për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Komunës së Likovës, duke propozuar amendamente konkrete për projekte infrastrukturore të domosdoshme për rajonin tonë. Fatkeqësisht, edhe këtë herë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ndau mjete për këto projekte, duke anashkaluar nevojat reale të qytetarëve tanë.
Më shqetësues është fakti se nuk morëm përkrahje as nga përfaqësuesit shqiptarë në shumicën parlamentare, të cilët zgjodhën të heshtin përballë kërkesave legjitime të komunitetit tonë.
Ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin në çdo instancë, me qëllim që Likova dhe rajonet e neglizhuar të marrin vëmendjen dhe investimet që meritojnë”, ka shkruar deputeti Shaqiri në Facebook.
The post Shaqiri: Qeveria fatkeqësisht refuzoi amendamentet tona për Komunën e Likovës appeared first on Telegrafi.