Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të mërkurë në vendin tonë, depërtimi i një masë ajrore të freskët dhe të lagësht me origjinë Veriore, do të diktojë kushtet atmosferike, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë orëve të paradites.

Në zonat veriore priten edhe rrebeshe shiu. Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave, duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat malore.

Përgjatë shtrirjes Lindore, gjatë mbrëmjes pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale në Verilindje të territorit, deri në 32°C pritet maksimumi në rang territori.

Advertisement

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy