
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov në kontekst të dyshimeve se një pjesë e zjarreve janë të qëllimshëm deklaroi se zjarrfikësit të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit në Çuçer Sandevë në shumë vende gjetën paleta të djegura dhe u vinte era benzinë.
“Kjo flet absolutisht për zjarrvënie të qëllimshme, sepse nëse do të kishim ardhur atje dy orë më vonë, nuk do të kishim gjetur paletat ose mbetjet. Do të kishte mbetur vetëm hiri”, tha Angellovi mbrëmë në një paraqitje në televizionin Telma.
Lidhur me dedikimin e automjeteve të zjarrfikësve për raste urgjente, Angellovi tha se ato u bënë me mbështetjen e kompanive me përgjegjësi shoqërore, pa mjete nga Qeveria.
“Në këtë moment, në vend ekzistojnë Forca Republikane për Mbrojtje dhe Shpëtim ose ekip për mbrojtje dhe shpëtimi, të cilët përbëhen nga një ekip reagimi të shpejtë. Në këtë moment, emri më i ngjashëm që do të mbajë kjo njësi është një ekip special reagimi të shpejtë. Tani po punojmë për përshtatjen e dispozitave, por edhe kjo kërkon kohë. Mos harroni se unë kam qenë drejtor për një muaj e gjysmë. Kam bërë 100 ndryshime në këtë muaj e gjysmë”, theksoi Angellov.
Qëllimi i tij, siç tha, është që të formohet njësi speciale për mbrojtje dhe shpëtim për të cilën, siç tha, është fuqishëm i vendosur që ta bëjë.
“Ne kemi përbërje rezervë të forcave zjarrfikëse, nëse mund të them kështu, këto janë shoqëri vullnetare zjarrfikëse që kanë anëtarë të shkëlqyer, por nuk janë zjarrfikës profesionistë. Ata angazhohen kryesisht gjatë verës për të shuar ekskluzivisht zjarret në pyje dhe zjarret në hapësira të hapura, por nuk shoh asnjë arsye që këta njerëz të angazhohen për të shuar zjarret urbane, me pak trajnim shtesë, megjithëse, sipas mendimit tim, nuk kanë nevojë për të”, tha Angellov.
The post Angellov: Faktori njeri është shkaktar për një pjesë të zjarreve appeared first on Telegrafi.