Aksione në klubet e natës në Tetovë dhe Gostivar, policia ndalon shtatë shtetase të huaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se midis natës 9 dhe 10 korrik 2025, nga ora 22:00 deri në orën 02:00 të mëngjesit, në bazë të një plani të përgatitur paraprakisht nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës dhe Drejtoria e Punëve të Brendshme të Gostivarit, u krye kontroll aksionar në një objekt hotelerik – bar nate në fshatin Zhelinë, në pronësi të J.F. (47) nga fshati Zhelinë, për zbulimin e shtetasve të huaj, qëndrimit të paligjshëm dhe keqpërdorimit të qëndrimit turistik.

“Gjatë kontrollit në objekt, u gjetën pesë shtetase femra të Republikës së Shqipërisë, të moshës 24 deri në 50 vjeç. Gjithashtu, në një objekt hotelerik – klub nate në fshatin Zubovcë, Gostivar, në pronësi të R.B. (50) nga fshati Dobridol, u gjetën dy shtetase femra të Republikës së Shqipërisë, të moshës 33 dhe 36 vjeç”.

“Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, ato u ndaluan në Stacionet Policore të Tetovës dhe Gostivarit për procedura të mëtejshme”, thonë nga MPB.

The post Aksione në klubet e natës në Tetovë dhe Gostivar, policia ndalon shtatë shtetase të huaja appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy