
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon me akuzat ndaj VLEN-it, për siç thonë, përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore. Nga BDI thonë se rasti më i fundit është Agjencia e Sigurisë Kombëtare, ku nga 41 të punësuar, vetëm një është shqiptar.
“Ky diskriminim i hapur nuk është më thjesht shqetësim politik, është një goditje ndaj barazisë dhe karakterit multietnik të shtetit. Të gjitha të dhënat e bëra publike këto ditë për punësimet dhe avancimet në institucione janë të vërteta dhe të konfirmuara zyrtarisht nga vetë institucionet e shtetit. Prandaj, as shpifjet, as defokusimi nuk mund ta mbulojnë të vërtetën që tashmë është e qartë për të gjithë: shqiptarët po përjashtohen!”.
“Përkundër këtij realiteti të dhimbshëm, subjektet që ia mbajnë ison OBRM-PDUKM, heshtin ose jetojnë në një univers paralel, duke refuzuar të përballen me realitetin. Kjo qasje naive dhe aventuriere, përveçse nuk prodhon asgjë për shqiptarët, tregon qartë se janë të kapur dhe të pajtuar me logjikën përjashtuese të mentorëve të tyre politikë”, thonë nga BDI./Telegrafi/
The post BDI: Shqiptarët po përjashtohen, ndërsa “VLEN” jeton në univers paralel appeared first on Telegrafi.