
Një person humbi jetën dhe dy të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në autostradën Ohër-Kërçovë, pranë aeroportit të Ohrit. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi kur u përplasën dy automjete pasagjerësh.
Sipas MPB-së, aksidenti ndodhi në orën 20:40 kur u përplasën një “Citroen” me targa të Ohrit, i drejtuar nga V.B. (83) nga Ohri, dhe një “Audi” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga A.M. (36) nga fshati Siniçan, komuna Bogovinë.
“Shoferi V.B. vdiq në vendin e aksidentit, dhe një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë konfirmoi vdekjen e tij”, sqarojnë nga SPB Ohër.
Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Shoferi i automjetit të dytë, A.M., dhe pasagjeri i tij B.B. (24) nga Kumanova pësuan lëndime trupore. Të lënduarit u transferuan në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë për të konfirmuar që quan deri tek aksidenti tragjik./Telegrafi/
The post Aksident trafiku në rrugën Ohër-Kërçovë, humb jetën një person appeared first on Telegrafi.