
“Është e turpshme dhe për keqardhje mënyra se si BDI, në mungesë të argumenteve, përpiqet të mashtrojë opinionin publik me shpifje dhe të pavërteta. Opinioni meriton fakte, jo trillime për qëllime politike”, reagojnë nga koalicioni VLEN.
Ata thonë se për 20 vite në pushtet, BDI e ka shndërruar diskriminimin në standard institucional.
Reagimi i plotë:
Filharmonia e Maqedonisë së Veriut
Të punësuar:
115 maqedonas (96%)
5 shqiptarë (4%)
Këto janë të dhëna zyrtare dhe të verifikueshme, pasqyrë reale e neglizhencës dhe dështimit të qëllimshëm që i’u bë shqiptarëve për pazaret e ndyra korruptive, pa mos i’u bë vonë aspak për çështjen shqiptare.
VLEN ka nisur ndryshimin dhe po hap rrugë të reja për përfaqësimin e shqiptarëve në institucione të rëndësishme kulturore dhe shtetërore.
Vlen të theksohet që prej ekzistimit të shtetit, dy nga institucionet më prestigjioze kulturore si Opera dhe Baleti dhe Filharmonia kanë qenë kështjella të mbyllura për shqiptarët. Për dekada me radhë, asnjë shqiptar nuk është lejuar të drejtojë asnjërin prej tyre. Vetëm me ardhjen e VLEN-it në qeveri u thye ky mur diskriminimi: pas 30 vitesh, për herë të parë, në krye të Filharmonisë u emërua një shqiptar, tenori i njohur Mustafa Imeri.
The post VLEN: BDI e la Filharmoninë me 96 për qind maqedonas dhe vetëm 4 për qind shqiptarë për 20 vite appeared first on Telegrafi.