Arbër Ademi: OBRM-PDUKM dhe VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Frontit Europian, Arbër Ademi njofton se qeveria aktuale ka hequr nenin që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në polici.

Në reagimin e Ademit thuhet se OBRM-PDUKM, në bashkëpunim me “VLEN”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion.

“Shqiptarët dhe Marrëveshja e Ohrit po sulmohen nga çdo drejtim: institucionalisht, ligjërisht e politikisht.

Sot jemi dëshmitarë të një tjetër goditjeje të rëndë: OBRM-PDUKM, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshierjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion. Propozim-ligji është sot në seancë plenare!!

Advertisement

Dhe kjo po ndodh në heshtje, me dorën e atyre që thonë se “kujdesen për shqiptarët”…

Neni 96 që dëshirojnë ta fshiejnë nga Ligji ekzistues për Policinë thotë:

1) Gjatë punësimit në Polici, duhet të jenë të përfaqësuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë qytetarët që i përkasin të gjitha bashkësive, duke respektuar kriteret e aftësisë profesionale dhe kompetencës.

2) Gjatë punësimit në Polici duhet të respektohet parimi i barazisë gjinore”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

Advertisement

The post Arbër Ademi: OBRM-PDUKM dhe VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy